Arbëri

15 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 15 raste pozitive me koronavirus, nga 2,180 testime të kryera.

Sipas Ministrisë, aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.