Arbëri

Kurti akuzohet për mungesë të transparencës në dialogun me Serbinë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Opozita dhe shoqëria civile po e akuzojnë kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparencës në dialogun me Serbinë.

Katër ditë pas takimit të delegacioneve në nivel të ekspertëve në Bruksel, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) konsiderojnë se ka shumë mjegull në kapitullin e ri të dialogut. Sipas tyre, shefi i ekzekutivit duhet të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi me palën serbe.