Arbëri

​Asnjë pacient me COVID-19 në katër spitale të përgjithshme

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

ShSKUK-ja ka njoftuar se katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19.

Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.