Arbëri

Shtatë raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë paraqitur shtatë raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 1,347 personave.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes si pasojë e koronavirusit.