Arbëri

Brnabiq: Është shumë e vështirë të flasësh me Albin Kurtin

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është shumë e vështirë të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Brnabiq shpjegoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë sepse njerëzit që po negociojnë nga Prishtina nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por sipas saj, vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës.

"Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog", ka thënë Brnabiq për TV Prva.