Arbëri

79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 79 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të punës, prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitivë dhe 40 janë me oksigjeno- terapi.