Arbëri

Kosova s’mund ta gjurmojë variantin Delta

koronavirusi
 

Kosova nuk mund të kryejë teste për të detektuar rastet eventuale me variantin Delta, pasi për këtë nuk ka reagenca, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dërguar REL-it. Këto teste, ministria i dërgon në Berlin.

Reagenca është substancë që ndikon në kryerjen e një reaksioni apo analize dhe një procedurë e tillë kërkon pajisje, ekspertizë, ambient dhe infrastrukturë të veçantë.