Arbëri

32 të shëruar e 8 të infektuar me koronavirus të martën

koronavirusi
Foto: KOHA/Ilustrim
 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 32 persona nga koronavirusi të martën. Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 tetë persona, nga 2.133 teste të kryera.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 107.867 të infektuar, 2.264 të vdekur dhe 105.495. Deri më tani janë testuar 693.580 persona.