1 perditesime
13:30

Bislimi: Deklarata e Gërvallës për BE-në s’është e pamatur

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk i konsideron të pamatura deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ai është pyetur nga deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi lidhur me deklaratat e Gërvallës se “Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për pranimin në BE dhe si pasojë nuk ka arsye për t’u fajësuar BE-ja”.

“Nuk po e di për cilat deklarata po i referoheni ju e kam të pamundur me ju përgjigj. Unë asnjë deklaratë të zonjës Gërvalla nuk i konsideroj të pamatura”, ka thënë ai.


Bislimi: E padrejtë të akuzohem për mostransparencë në dialog përderisa s’u ftova për raportim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se deputetët nuk e kanë ftuar për raportim pas takimit në Bruksel.

Ai ka shtuar se të gjitha subjektet politike dhe krerët e institucioneve i kam njoftuar.

“Unë jam kthyer të mërkurën në Kosovë pas mesnate por nuk kam pas ftesë nga komisionet. Indinjimi me mua që nuk kam ardh me raportu në Kuvend përderisa nuk kam pas ftesë është i gabueshëm. Ne nuk kemi dialoguar asgjë. Kemi raportuar për marrëveshjet. Ne kemi thanë që 11 marrëveshje Serbia nuk i ka zbatuar, BE-ja është pajtuar me ne përveç për tabelat në Kosovë. Ne kemi raportuar për implementimin e deritanishëm.. Pas takimit të datës 19 ne prapë do t’i informojmë liderët politik. Nuk është në rregull me thanë që kemi pasur transparence”, ka thënë ai.

Bislimi tutje ka shtuar se ka probleme shëndetësore dhe sot për raportim në Komision ka shkuar direkt nga Klinika.

“Unë prej të enjtes jam me infuzione nga 4 infuzione në ditë në këtu kam ardhë direkt nga klinika”, ka thënë ai.

13:15

Deputetja e VV-së kritikon deputeten e AAK-së që u nënshkrua dhe doli nga Komisioni

Komisioni për Integrime Evropiane ka filluar shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA2020 mes Kosovës dhe BE-së, prezantimi i së cilës po bëhet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Gjatë mbledhjes, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu ka kërkuar që të ndryshohet lista e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në Kuvend, për shkak të deputetes Time Kadrijaj e cila qëndroi në komision vetëm pak minuta dhe u largua, duke iu referuar mëditjes për pjesmarrje në Komision.

Sipas Kryeziut ka tre dite që janë të njoftuar për mbledhjen e komisionit dhe nuk është në rregull vetëm të nënshkruhen e pastaj të largohen nga komisioni.