Arbëri

IHMK thotë se Kosova s’është e rrezikuar nga përmbytjet lumore

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Kosova nuk është e rrezikuar nga përmbytjet lumore, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. IHMK bën të ditur se nga datat 17-19 korrik pritet të ketë reshje shiu në intervale të ndryshuara, që do të jenë me intensitet të ulët, deri mesatarisht të lartë por edhe të karakterit lokale. Këto mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkime rrufesh, si dhe me mundësi për breshër.

“Reshjet me intensitet më lartë në disa zona, mund të aktivizojnë rrjedhat e shpjeta me karakter malorë siç janë përrenjtë si dhe paraqitjen e vërshimeve të shpejta lokale. Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk përshihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”, thuhet në njoftim.