Arbëri

LDK-ja e AAK-ja kritikojnë Qeverinë për arrestimet e sotme në aksionin e PSD-së

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, kanë kritikuar Qeverinë pas arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në aksionin kundër vendosjes së taksës ngjitëse prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

Arben Gashi nga LDK thotë se ‘’shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohet në këtë formë me urdhër të Xhelal ministrit. Arrestohen për mendimet dhe aksionet e tyre politike. Keq, shumë keq’’.