Arbëri

Abdixhiku thotë se Prokuroria duhet të hetojë kontratën për “taksën ngjitëse”

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa ishte ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 1 ka refuzuar të nënshkruante kontratën për “taksën ngjitëse” në veturat kur ato regjistrohen. Ai ka kërkuar nga Prokuroria e shtetit të hetojë këtë kontratë të cilën e ka konsideruar “shpërdorim 2-milionësh”.

Këtë e ka cekur në një postim në Facebook ku ka kritikuar pushtetin aktual se “ka përdorur dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politikë”, duke komentuar arrestimin e aktivistëve të Partisë Socialdemokrate që të premten në vetura zyrtare shkruan “zhvatësit” duke iu referuar kontratës në fjalë.