Arbëri

Kurti zgjat qëndrimin jashtë shtetit, pas Greqisë e Francës shkon në Belgjikë

 

Pas qëndrimit disaditor në Greqi dhe më pas në Francë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vazhdojë qëndrimin jashtë shtetit. Ai të dielën nga Franca do të udhëtojë për në Belgjikë, për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti të premten ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa Vend” në Festivalin e Filmit në Cannes. Qëndrimi i tij në Francë erdhi pas nëntë ditësh qëndrimi në Greqi. Më 8 korrik, Kurti ishte nisur për në Greqi në vizitë zyrtare e më pas u kritikua për zgjatjen e vizitës atje.