Arbëri

Shi i rrëmbyeshëm në disa pjesë të Kosovës, Gjilani aktivizon shtabin emergjent

vershime
 

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje në disa komuna të Kosovës gjatë së shtunës. Nga shiu janë prekur Vitia, Rahoveci, Kllokoti, Gjilani dhe disa zona e Dukagjinit. Komuna e Gjilanit ka aktivizuar shtabin emergjent, ku deri tash janë 52 kërkesa për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e veturave në komunikacion. Bëhet e ditur se një familje në lagjen Deremhallë të Gjilanit është evakuuar.

Komuna ka apeluar qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullojnë me vetura, ndërsa për probleme mund të drejtohen në numrat 112 dhe 193.