Arbëri

Intervistimi “sekret” i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media

As mediat e as shoqëria civile nuk janë njoftuar për intervistimin e kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Komisioni ad-hoc për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media ka intervistuar pa praninë e mediave dhe të shoqërisë civile kandidatët për anëtarë të këtij Komisioni. Pozita thotë se nuk ka pasur kërkesë për monitorim, përderisa sipas opozitës, është pushteti ai që ka kërkuar të mos ftohen mediat e organizatat joqeveritare. Shoqëria civile kërkon transparencë në krejt procesin

Pa praninë e mediave e të shoqërisë civile janë intervistuar ditë më parë nga komisioni ad-hoc, kandidatët potencialë për anëtarë të anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. Mediat s’kanë pasur njoftim për këtë njashtu sikurse as shoqëria civile dhe një gjë e tillë ka nxitur edhe reagime nga këta të fundit.

Flutura Kusari, juriste e mediave ka thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim për këtë çështje.