Arbëri

Kryeministri edhe në tepihun e kuq të Cannes

 

Kryeministrit të Kosovës nuk i ka mjaftuar pjesëmarrja në premierën e filmit kosovar “Pa Vend” në Festivalin e Filmit në Cannes. Të shtunën Albin Kurti ka parakaluar edhe në qilimin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Paraditen e së premtes, “Pa Vend” shkroi histori duke u bërë filmi i parë nga Kosova që u premierua në garë zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes.