Arbëri

Kosova i ofron ndihmë edhe Austrisë pas prekjes nga vërshimet

Foto: AP
 

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur gatishmërinë që Forca e Sigurisë së Kosovës t’i ofrojë ndihmë edhe Austrisë, pas prekjes edhe të këtij shteti nga vërshimet.

Mehaj ka shkruar në Facebook se i është drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë Weidinger për mbështetje të plotë.