Arbëri

21 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri të dielën

Maqedonia e Veriut
 

Shqipëri ka regjistruar 21 raste pozitive me koronavirus të dielën, duke çuar shënuar gjithsej 132.686 të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 pacientë të shëruar, derisa në total numri i të shëruarve është 130.074.

Sipas MSH-së, nga pandemia kanë vdekur 2.456 persona. Deri më tani janë testuar 855.993 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 156.