1 perditesime
Arbëri

Sveçla: Po e përcjellim gjendjen e reshjeve, është ngritur niveli i gatishmërisë

Sveçla: Po e përcjellim gjendjen e reshjeve, është ngritur niveli i gatishmërisë
Foto: KOHA/Ilustrim
22:27

Sveçla: Po e përcjellim gjendjen e reshjeve, është ngritur niveli i gatishmërisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se deri më tani asnjë komunë nuk ka kërkuar ndihmë për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shiut. Ai thotë se janë duke përcjellë situatën e krijuar dhe kanë ngritur nivelin e gatishmërisë.

“AME është duke e përcjellë gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Komuna. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga komunat dhe nuk ka pranuar njoftime se është shpallur gjendje rreziku nga asnjë pjesë e territorit për nivelin qendror. Përkundër faktit që deri më tash nuk ka kërkesa nga komunat, niveli qendror është në gjendje gatishmërie që tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Për këtë, MPB do të koordinojë dhe bashkëpunojë edhe me FSK-në të cilët kanë mobilizuar ekipet e tyre për reagim, andaj, apelojmë tek komunat që të adresojnë kërkesat dhe nevojën për ndihmë”, thuhet në statusin e tij në Facebook.

 

Të nderuar qytetarë, Me vëmendje jemi duke e përcjellur situatën në terren dhe për këtë kemi ngritur nivelin e...

Posted by Xhelal Sveçla on Sunday, July 18, 2021

 

20:27

FSK-ja e gatshme për të reaguar në rast të nevojës ndaj vërshimeve

Për shkak të situatës me reshjet e rrëmbyeshme të shiut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë për të reaguar në rast të nevojës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar në Facebook se FSK-ja që nga dje po e monitoron dhe vlerëson gjendjen e krijuar.

“Bazuar në Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Emergjencave dhe Planit të Reagimit Kombëtar, FSK është e gatshme të realizojë misionin kushtetues dhe detyrat e saj ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile qendrore dhe lokale. Gjithashtu, jemi në gatishmëri të plotë që me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale në dispozicion të ofrojmë shërbimin vetëmohues për ndihmë qytetarëve tanë”, thuhet në shkrimin e tij.