Arbëri

Mot me shi edhe të hënën në Kosovë

FOTO: KOHA
 

Edhe gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga reshjet e shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se nuk përjashtohet mundësia që në disa territore të ketë edhe breshër.

“Java fillon me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me ditët e fundit. Dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër’’, thuhet në njoftimin e IHMK-së.