Arbëri

Terminet për vaksinim më 20 korrik shtyhen për një ditë më vonë

FOTO: KOHA
 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.

‘’Qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para’’, thuhet në njoftimin e MSH-së.