Arbëri

Stuhia rrëzoi kulmin e një shkolle në Vushtrri, dëmtohen biznese e amvisëri në kryeqytet

 

Shiu i rrëmbyeshëm që ra pasditen e së dielës ka shkaktuar pasoja të shumta në disa komuna të Kosovës. Një shkolle në Vushtrri i është dëmtuar kulmi, ndërsa në kryeqytet uji ka dëmtuar biznese e amvisëri. Komunat thonë se e kanë situatën nën kontroll. Edhe FSK-ja ka ofruar mbështetje për komunat në raste të vërshimeve

Stuhia e fuqishme të dielën pasdite e la pa çati shkollën “Dëshmorët” në Zhilivodë të Vushtrrisë. E ndërtuar vetëm nëntë vjet më parë, ajo nuk u mbijetoi dot erërave të forta. Edhe shiu depërtoi lehtë në brendi të objektit.

Drejtori i kësaj shkolle, Lavdim Klinaku, ka thënë se rreth orës 20:00 të mbrëmjes, shiu që ka rënë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shkollë.