Arbëri

11 pengesat e Serbisë që Kosova i ngriti si çështje në Bruksel

Foto: KOHA
 

Zëvendësministri Bisnik Bislimi të hënën në Bruksel ngriti si çështje 11 pika që Serbia duhet t'i realizojë për të siguruar tregti të lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në dokument Bislimi ka kërkuar që Serbia të zbatojë plotësisht MIK-un, të bëjë njohjen e plotë të vulave doganore, ndalimin e menjëhershëm të lëshimit të çdo dokumenti apo vule brenda territorit të Serbisë që lidhet me autoritetet kosovare, e të tjera.

Në takimin e dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit ka pasur përplasje pasi ky i fundit nuk e ka pranuar asnjë “marrëveshje paqësore”.