Arbëri

KDI: Lërini inatet partiake, votoni marrëveshjet ndërkombëtare

Foto lustrim
 

KDI ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat dështuan të miratohen në seancat e kaluara si shkak i mungesës së kuorumit.

“Meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato.Duke pasur parasysh që shumica parlamentare nuk i ka votat që t’i kalojë këto marrëveshje, i takon shumicës parlamentare që të bëj përpjekje për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për miratimin e tyre” thuhet në kërkesën e KDI-së.