Arbëri

Kush dhe çfarë humb nga dështimi i dialogut Kosovë-Serbi

 

Para nisjes së takimit midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 19 korrik në Bruksel, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se kohëzgjatja e këtij takimi do të varet nga atmosfera që të mbizotërojë gjatë bisedimeve.

Atmosfera që e përcolli takimin u bë e ditur gjatë deklarimeve të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Ishte e qartë se takimi i dytë brenda një muaji, dështoi.