Arbëri

Kurti: Do ta mirëprisnim vendimin e Greqisë për njohjen e Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia, do të ishte dëshmi se Athina është e gatshme të luajë rol udhëheqës rajonal në Ballkan.

Kurti e ka thënë këtë gjatë një interviste për gazetën greke “To Vima”.