Arbëri

Dy të prekur me COVID-19 në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

Foto: Arben Llapashtica
Foto: Arben Llapashtica/ KOHA
 

U.d. i drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 12 pacientë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai më tej ka sqaruar se kanë kapacitete të mjaftueshme të oksigjenit dhe barnave tani për tani ku numri i pacientëve është më i vogël në krahasim më muajt e kaluar.