1 perditesime
11:46

Buleshkaj: Kemi pranuar një aplikim për një parti të re

Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim ka thënë se Lista Serbe ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur kryetarin e ri. Pos saj, është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike.

“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj", ka thënë ai.

Iniciativat “Bashkë për Istogun” dhe “Lista Guxo” janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Buleshkaj ka njoftuar se “Lista Guxo” do të kandidojë në Ferizaj vetëm për Kuvend Komunal.

11:25

KQZ aprovoi mbi 1200 aplikacione për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës. 

Aty u bë e ditur se KQZ-ja ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.

Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj interesim më të madh për t'u regjistruar janë nga shteti i Gjermanisë.

“Nga data 10 korrik deri më 22 korrik ora 18 janë pranuar 1 mijë e 295 aplikacione prej tyre 1 mijë e 208 janë aprovuar sepse i kanë plotësuar kriteret derisa 87 nuk i kanë plotësuar por janë njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë për t’i aprovuar”, ka thënë Ahmetaj.