Arbëri

PDK-ja dhe LDK-ja presin që kryeministri vullnetarisht të raportojë për bisedimet në Bruksel

FOTO: Driton Paqarada/KOHA
 

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë vendosur të mos e ftojnë në raportim kryeministrin Albin Kurti, përkundër kritikave se ai është duke u treguar jotransparent lidhur me procesin e dialogut. PDK-ja e LDK-ja thonë se për këtë temë do të konsultohen me grupet e tyre parlamentare, derisa presin që vetë Kurti të raportojë për takimet në Bruksel. E Kurti e ka bërë të qartë më herët se takimet e tij në Bruksel janë përgatitje për dialogun dhe se ende nuk ka agjendë

Përkundër kritikave për mosraportim lidhur me takimet e mbajtura në Bruksel, partitë opozitare nuk do ta ftojnë në interpelancë kryeministrin Albin Kurti. Dy grupet më të mëdha parlamentare opozitare në Kuvend, PDK-ja dhe LDK-ja, ia kanë lënë në dorë Kurtit për ta bërë një gjë të tillë. Të paktën për momentin. Shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se lidhur me hapat që do të ndërmarrin do të diskutojnë me deputetët, por edhe me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi.

Tahiri nuk ka treguar se kur do të merret një vendim i tillë, derisa ka lënë të hapur edhe muajin shtator, pas pushimit veror të legjislativit, për të marrë iniciativën për raportimin e kreut të Qeverisë.