Arbëri

Hashim Thaçit i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

 

Gjykata Speciale në Hagë e ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u mbrojtur në liri.

Gjyqtari francez Nicolas Guillou ka vendosur që Thaçi të vazhdojë qëndrimin në paraburgim, duke mos marrë parasysh garancinë e ofruar nga dy shtete të treta që ai të mbrohet në liri.