Arbëri

Rama viziton Gardën Kombëtare të Iowas ku janë të integruar edhe pjesëtarët e FSK-së

 

Në vazhdën e vizitës në ShBA, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s. Gjatë kësaj vizite është takuar me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell ku diskutuan për avancimin e Partneritetit Ndërshtetëror që Kosova ka me këtë shtet të SHBA-së.

Gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen dhe bashkëpunimin për një dekadë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Në veçanti, ai çmoi lartë ofrimin e mundësisë historike të zbarkimit të ushtarëve të FSK-së së bashku me Gardën e Iowa-s në misionin paqeruajtës dhe stabilitetit në Kuvajt me çka Kosova është bërë tashmë kontribuuese e sigurisë në Botë.