Arbëri

25 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri të shtunën

Foto: Ilustrim
 

Shqipëria ka regjistruar 25 raste pozitive me koronavirus të shtunën, duke çuar numrin e të infektuarve në 132.853. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 pacientë, derisa në total numri i të shëruarve është 130.125.

Sipas MSH-së, deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 2.456 persona dhe janë testuar 875.262 persona.