1 perditesime
14:37

Kasapolli: Në autobus ishin 13 fëmijë, por fatmirësisht nuk ka të vdekur në mesin e tyre

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka treguar për transmetuesin publik se në autobusin e linjës Frankfurt – Prishtinë që u aksidentua sot në Slavonski-Brod të Kroacisë ishin rreth 13 fëmijë, por ai ka thënë se fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në listën e të vdekurve.

Në aksidentin që ndodhi në mëngjesin e sotëm kanë vdekur dhjetë persona, nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët.

“Për momentin ndodhem në spitalin e Slavonski Brodit. Këtu për momentin janë 44 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Disa prej tyre tashmë e kanë kryer operimin dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ambasadori Kasapolli. “Ne e kemi listën e të gjithë pasagjerëve dhe së bashku me autoritetet kroate jemi duke i identifikuar secilin veç e veç. Por disa janë në terapi dhe ende nuk kemi arritur të bëjmë identifikimin e tyre”, ka shtuar ambasadori Kasapolli, i cili ka bërë me dije se pasagjerët e këtij autobusi ishin bashkatdhetarë tanë nga rajone të ndryshme të Kosovës. Sipas informatave që kemi kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në listën e të vdekurve. Tani jemi duke e bërë studimin e moshës dhe identifikimin e tyre dhe posa ta kemi këtë informatë do ta ndajmë me opinionin”, ka nënvizuar Kasapolli.

12:42

Kasapolli: Në autobus ishin të gjithë kosovarë që punojnë e jetojnë në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë se në autobusin që po vinte nga Frankfurti në Prishtinë, ishin të gjithë mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Në aksidentin në Slavonski-Brod që ndodhi në mëngjesin e sotëm, kanë humbur jetën nëntë pasgjerë dhe një shofer. Janë lënduar 45 persona tjerë. Autobusi ishte vetaksidentuar, sipas informatave në Kroaci.

“Për fat të keq, ka ndodhur një aksidnet i tmerrshëm dhe dua të falënderojë Qeverinë e Kroacinë dhe të gjitha shërbimet. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe i lus që të kenë forcën dhe mirëkuptimin sepse ne, të gjitha institucionet në Kroaci e Kosovë, do të jemi me ta në këtë kohë të vështirë. Të gjithë janë njerëz që punojnë në Gjermani dhe donin të kalonin pushimet në Kosovë. Sa i përket autobusit, është kompani nga Kosova. Ne folëm me familjrët e të plagosurve dhe të vrarëve”, ka thënë Kasapolli, raporton “Jutarnji.hr”.