Arbëri

Janjiq: Fushata e Beogradit çon drejt një konflikti të armatosur

 

Analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq, themelues dhe president i Forumit për Marrëdhënie Etnike, në një intervistë për “Sedmica” ka thënë se deklaratat e fundit të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, janë të ndryshme nga ato të mëparshmet, ndërsa ka paralajmëruar për një konflikt të mundshëm të armatosur. Ai ka thënë se duhet një reagim vendimtar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe se nuk ka shumë kohë.

Vulin kishte folur për “botën serbe”. Ai kishte thënë se për t’u bërë kjo, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, të udhëhiqet mirë, të ketë një ushtri që është në gjendje të ruajë Serbinë dhe po ashtu serbët kudo që jetojnë.