Arbëri

25 raste pozitive me COVID-19 të dielën në Kosovë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 25 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 2,102 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes derisa numri i të shëruarve është vetëm një.