Arbëri

Gjukanoviq i dërgon telegram ngushëllimi presidentes Vjosa Osmani

 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e aksidentit ku një autobus me pasagjerë nga Kosova devijoi nga rruga në Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe më shumë se 40 u lënduan.

"Në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin tim personal, ju dërgoj ngushëllimet e mia më të thella. Në këto kohë të vështira, ne jemi së bashku me njerëzit miq të Kosovës. Ju lutemi përcillni ngushëllimet më të sinqerta familjeve të personave që humbën jetën, me urimet më të mira për një shërim të shpejtë të të lënduarve", shkruhet në letrën e Gjukanoviqit.