Arbëri

Ende po pritet të identifikohen dy viktima të aksidentit në Kroaci

 

Policia e Kroacisë ka njoftuar se ende është duke u pritur të identifikohen dy viktima të aksidentit që ndodhi dje në Slavonski Brod të Kroacisë, ndërsa tetë tjerë janë identifikuar, raporton Index.hr.

Të dielën në afërsi të Slavonski Brod u aksidentua një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë, ndërsa si pasojë vdiqën dhjetë persona, nëntë pasagjerë dhe njëri prej dy shoferëve që ishin në autobus.