Arbëri

MPJD: 26 persona do të lirohen nga spitali në Kroaci, 15 të tjerë po vazhdojnë trajtimin

 

Pas trajtimit në Kroaci 26 persona pritet të lirohen nga spitali në Sllavonski Brod, të Kroacisë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila ka thënë se përmes komunikimit me autoritetet kroate dhe ambasadës së Kosovës në Zagreb, nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.