Arbëri

21 raste me variantin Delta në Shqipëri

Foto: Ilustrim
 

Shqipëri ka konfirmuar tashmë 21 raste pozitive me variantin Delta të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, me qëllim të frenimit së përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19, nga 2.760 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në spitale janë shtruar 11 pacientë, derisa gjatë kësaj periudhe janë shëruar 13 të tjerë. Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 132.891 persona, janë shëruar 130.152 dhe kanë vdekur 2.456 pacientë.