Arbëri

Gjuriq: Pavarësisht mesazheve nga Prishtina, Serbia do të vazhdojë dialogun

 

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë të jetë i shqetësuar me rritjen e incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve dhe pronave të kishës në Kosovë, gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan, Bill Keating dhe Gary Connolly.

Sipas mediave serbe, përveç diskutimeve dhe zhvillimeve aktuale në politikën e jashtme ndërkombëtare dhe mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, Gjuriq informoi kongresmenët Keating dhe Connolly për situatën në dialogun e vazhduar kohët e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës.