Arbëri

LDK: VV-ja dikur i rrëzonte kamionët nga Serbia, tani mirëpret materialin e tyre ndërtimor

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj largimit të masës mbrojtëse për materialet ndërtimore nga Serbia.

LDK-ja, përmes një komunikate për media ka thënë se VV-ja sa ishte në opozitë i rrëzonte kamionët që vinin nga Serbia, ndërkaq tani në pushtet, kjo parti mirëpret materialin ndërtimor nga Serbia.