Arbëri

Bie numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Në tremujorin e dytë të vitit 2021 janë regjistruar 2,813 ndërmarrje ose 4,55 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë thuhet se krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 17.84% të ndërmarrjeve të regjistruara.