Arbëri

Opozita i kërkon Kurtit formimin e komisionit për demarkacionin

 

Janë bërë tri vite që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ky proces ende nuk po konsiderohet i përfunduar.

Kryeministri, Albin Kurti që ishte dikur kundërshtari më i madh i kësaj marrëveshje, ende nuk e ka formuar komisionin shtetërore për shënjimin e kufirit, të cilin e kishte paralajmëruar muaj më parë.