Arbëri

Ekspertët: Prokuroria e Speciales me qasje armiqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procedurat po stërgjatën

FOTO: EO
 

Ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë nën dyshimin për krime lufte. Ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi janë mbajtur gjashtë seanca përgatitore, raporton Ekonomia Online.

Por që deri më tani Prokuroria nuk ia ka dorëzuar mbrojtjes provat aktakuzës me të cilën ata rëndohen. Prokuroria ende nuk e ka njoftuar mbrojtjen as se kush janë dëshmitarët, cili është kredibiliteti i tyre, çfarë dëshmish kanë ata, por nuk ka marrë informacione as për dëshmitarët e mbrojtur. Gjithë këto procedura po i quan të stërzgjatura dhe të panevojshme, avokati Tomë Gashi.