Arbëri

PDK-ja e akuzon Qeverinë për bllokim të Kosovës në aspektin ndërkombëtar

 

(KosovaPress) - Partia Demokratike e Kosovës po e akuzon Qeverinë Kurti se ka bllokuar vendin në aspektin ndërkombëtar. Partia më e madhe opozitare e quan përjashtuese ndaj spektrit politik qasjen e kryeministrit Kurti në raport në dialogun me Serbinë. Derisa, e kritikon atë se ka thyer “traditën” për diskutim të 100-ditëshit në Kuvend.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se vendi është në një “status quo” në aspektin ndërkombëtar. Sipas saj, Kurti është ndër kryeministrat e rrallë që shkon në takimet e dialogut, pa platformë dhe pa raportuar në Kuvend.