Arbëri

Mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri brenda pak orëve

Foto: A2News
 

Rritja e temperaturave dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të qytetareve të Kosovës që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri. Edhe mëngjesin e së dielës mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar, raporton “A2News”.

Fluksi i lartë që i kalon 30 mijë shtetas të Kosovës ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.