Arbëri

Temperatura të larta në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata meteorologjike në vend vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Sipas njoftimit, kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

Në fushat barike nuk ka luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdojë deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale. Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.