Arbëri

40 raste me COVID-19 në Shqipëri të dielën

Foto: Ilustrim
 

Shqipëria ka regjistruar 40 raste pozitive me koronavirus të dielën, nga 2.568 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve n 130.243.

MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 133.121 raste pozitive dhe 2.457 të vdekur, derisa janë testuar 902.914 persona.