Arbëri

Pensionet për të vdekurit arsyetohen me situatën e pandemisë

Auditori ka evidentuar se 840 pagesa në vlerë prej 108.801 eurosh janë bërë gjatë vitit të kaluar për pensione pas vdekjes së përfituesve
 

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë pagesa në mënyrë të kundërligjshme gjatë vitit të kaluar, duke dëmtuar buxhetin për mbi 1 milion e 450 mijë euro. Zyra Kombëtare e Auditimit ka vërejtur se nga kjo ministri kishin përfituar asistencë sociale edhe personat e punësuar, gjë që është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Janë gjetur edhe shkelje të tjera, por janë dhënë edhe arsyetime

Mbi 1 milion e 450 mijë euro është dëmtuar buxheti i shtetit vitin e kaluar me pagesa të jashtëligjshme për skema sociale dhe pensionale.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte vazhduar që të ndante pensione për përfituesit edhe pas vdekjes së tyre dhe ka dhënë pagesa të asistencës sociale edhe për persona të punësuar. Buxheti është dëmtuar edhe nga pensionet e dyfishta.