Arbëri

25 të infektuar me COVID-19 sot në Shqipëri

 

Dita e sotme ka shënuar sërish një rritje të lehtë të rasteve me COVID në Shqipëri në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e rasteve aktive në 433.

Nga 3,762 testime të kryera, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh.